Ata janë dy artistë që kanë arritur të sjellin diferencën në tregun muzikor shqiptar. E kemi fjalën për Arnon dhe Sardi.

Dyshja kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri. “Ajo s’do normale” mban titullin kënga e tyre që është futur këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Kjo këngë vjen pas bashkëpunimit të Sardi me Luar, “Veç i imi”. Më herët i ftuar në studion e Top Albania Radio, Sardi e kishte paralajmëruar se pas kësaj, kënga e radhës do të vinte me Arnon.

E duke qenë një djalë që i mban premtimet, bashkëpunimi i tyre nuk vonoi aspak. Të dy ata, si Arnon ashtu edhe Sardi, janë konsideruar gjithnjë si dy nga artistët e rrallë shqiptarë që bëjnë muzikë cilësore dhe nuk janë bërë pjesë e muzikës komerciale.

E këtë na e kanë treguar edhe tek projekti i ri. “Ajo s’do normale” ka arritur që të pozicionohet në vend të 26-të për këtë javë.