Që Arnon dhe Sardi dinë të krijojnë vetëm perla, këtë e kishim mësuar tashmë. Por kujt ia mori mendja suksesin e menjëhershëm që do kishte projekti i tyre më i ri.

“Ajo s’do normale” është kënga e tyre më e fundit që e kanë krijuar së bashku. Kanë kaluar vetëm dy javë që kur kjo këngë ka hyrë në klasifikimin e “The Top List” dhe deri tani është bërë ndër më të preferuarat e publikut.

“Ajo s’do normale” është rritur me 22 pozicione nga java e kaluar duke u renditur kështu menjëherë në Top 5, e më saktësisht në vend të 4-të për këtë javë. Duket se dy djemtë prodhojnë vetëm hite.

E që nga “E pash unë Djallin” apo “Shpëtimtar”, Arnon dhe Sardi nuk na kanë zhgënjyer kurrë. Të dy ata janë konsideruar gjithnjë si dy nga artistët e rrallë shqiptarë që bëjnë muzikë cilësore dhe kjo është dhe arsyeja që po i diferoncon nga pjesa tjetër e këngëtarëve në treg.