Këngëtarja mjaft e dashur për publikun Arilena Ara është rikthyer sërish në “The Top List” pas një periudhe të gjatë, por këtë herë nuk vjen vetëm. Ajo ka sjellë bashkëpunimin e parë me fituesin e ‘X Factor 5’, Alis Kallaçi.

Kënga mban titullin “Se të dua” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e Top 100. Ky projekt është një ndër ato këngë që nuk lodhesh duke e dëgjuar.

Alis gjatë rrugëtimit të tij ishte në skuadrën e Arilenës dhe tashmë pas triumfit të tij është bukur që ta shohësh atë në një bashkëpunim me mentoren e tij. Të shumta kanë qenë vlerësimet dhe komentet pozitive jo vetëm nga fansat e Arilenës, nga mbështetësit e Alisit gjatë garës por dhe nga gjithë publiku i gjerë.

“Se të dua” është një këngë e cila të bën për vete që me dëgjimin e parë dhe parashikohet se do të jetë një hit i padiskutueshëm. Momentalisht ky bashkëpunim renditet në vend të 37-të në Top 100.