Arilena Ara vjen me këngën e saj më të re në klasifikimin e “The Top List”. “Weightless” është projekti i saj i fundit, që synon tregun ndërkombëtar. 

Në fakt, kënga nuk është e padëgjuar më parë për publikun. Përkundrazi, Arilena zgjodhi pak muaj më parë formën më të mirë të prezantimit.

Arilena Ara performoi “Weightless” në natën finale të “Big Brother VIP Albania 4”, për herë të parë para publikut si një surprizë mjaft të këndshme. Me këtë këngë, ajo ka bërë hapin e madh drejt tregut amerikan, me një bashkëpunim me Diane Warren, fituese e ‘Grammy’, ‘Golden Globe’ dhe nominuar për më shumë se 14 herë për ‘Oscar’, autore e këngëve që janë kthyer në himne të botës si “Because You Loved Me” e Celine Dion, “I Don’t Want to Miss a Thing” e Aerosmith, apo “If I Could Turn Back Time” e Cher.