Kjo javë sjell me vete dy artistë të rinj në Top Awards. Me projektet e tyre bëhen për herë të parë pjesë e “The Top List”. Ja kush janë ata…
Mal lindi në Prishtinë më 20 maj 1997 dhe është djali i këngëtares së njohur Violeta Kukaj. Në vitin 2023, Mal Retkoceri pati paraqitjen e tij të parë të madhe në skenë. Ai mori pjesë në Festivalin e Këngës me “Çmendur”. Balada e soft rock flet për marrëdhënie të vështira me njerëz që duan të përfitojnë prej teje. Ai ia dedikoi këngën nënës së tij. Mal fitoi Festivalin e Këngës nga çmimi i jurisë, ndërsa Besa Kokëdhima u përzgjodh nga publiku për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2024 në Malmö. Mal garoi përsëri në Festivalin e Këngës 2024 dhe përfundoi i dymbëdhjeti me këngën “Antihero”.
I lindur dhe i rritur jashtë Kosovës/Shqipërisë, Ardian Gomez sjell një kombinim të muzikës shqiptare me influenca moderne ndërkombëtare. Muzika e tij ndërthur shqipen dhe anglishten, e frymëzuar nga R&B, Pop dhe ritmet Afro. Përmes muzikës së tij, ai synon të sjellë vetëm vibe të mira, energji dhe emocione për publikun.