Pas eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania 5”, Mal rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me projektin e tij më të ri, “Me Kcy”, një këngë që vjen ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë prej tij.
I njohur për stilin e tij unik dhe energjinë që përcjell në çdo projekt, kësaj here Mal sjell një atmosferë më ritmike, më verore dhe plot vibe pozitive. “Me Kcy” nuk është thjesht një këngë, por një ftesë për të harruar stresin dhe për t’iu dorëzuar muzikës.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, fansat prisnin me padurim hapin e radhës të artistit dhe duket se ai ka zgjedhur të surprizojë publikun me një produksion që premton të pushtojë playlist-ën e verës. Beat-i energjik, refreni që të mbetet menjëherë në mendje dhe atmosfera festive e bëjnë “Me Kcy” një projekt që, siç thotë edhe vetë titulli, do t’ju bëjë të “me kcy” edhe juve.
Me këtë publikim, Mal dëshmon se di të eksperimentojë me stilin e tij pa humbur identitetin artistik që e karakterizon. Projekti po pritet shumë mirë nga publiku dhe pritet të jetë një nga hitet më të dëgjuara të kësaj periudhe.
Nëse nuk e keni dëgjuar ende, bëhuni gati për ritëm, energji dhe shumë pozitivitet.