Pas daljes së tij nga “Big Brother VIP”, Mal ka ardhur fuqishëm me projektin e tij të ri muzikor “Me kcy”. I ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, Mal ka folur më shumë për këtë projekt duke treguar disa detaje që nuk i dinim më parë, por dhe për këngët e ardhshme të tij…

Si erdhi “Me kcy”?

Doja diçka më interesante dhe që të të bënte të kërceje. Prandaj vendosa ta titulloj “Me kcy”. Ka një vibe western, që ta jep edhe ajo kapelja. Klipi dhe muzika është po ashtu me vibe western. Ka dalë diçka shumë interesante dhe e ka pëlqyer publiku.

Kjo këngë është pak më ndryshe, por prapë është stili që më karakterizon. Është identiteti im, nuk kam dalë jashtë vetes. Gjithmonë do jem vetvetja në këngët që do këndoj.  

Kë ftove “me kcy” në videoklip?

Ftova Nikol, por nuk u bë sepse xhirimet u shtynë, koha ishte e keqe dhe nuk u bë. Këngë kemi shumë dhe nuk i dihet (nëse mund ta ftoj sërish).

Pse zgjodhe Nikol?

Kam kaluar shumë mirë me të dhe kemi patur shumë momente duke kërcyer brenda shtëpisë. M’u duk personi i duhur për në klip.

Ke bërë këngë të reja që do të dalin së shpejti dhe të cilit zhaner janë? Do të ketë ndonjë bashkëpunim?

Do të kem një bashkëpunim, nuk po e tregoj se me kë…

Si ka qenë eksperienca në “Big Brother VIP”?

Ka qenë një eksperiencë e hatashme, nuk do ta harroj kurrë. Edhe tani kur e mendoj më duket si ëndërr. Ka qenë një eksperiencë shumë interesante. Ai Mal që kam qenë atu brenda, ashtu jam edhe jashtë, kam treguar karakterin tim. Mënyra si jam ballafaquar me secilin, me çdo lloj situate, njësoj do isha ballafaquar edhe jashtë. Nuk bëhem pishman kurrë. Nuk do ta harroj kurrë dhe do ta kujtoj në mënyrën më të mirë të mundshme.