Ardian Bujupi ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List” me dy projekte muzikore, të cilat kanë qëndruar për disa javë rresht.
Bujupi bashkoi fuqitë me Dalool rreth një vit më parë, duke sjellë “Ne jena njo”, një projekt muzikor me të cilën ngritën publikun në këmbë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards”.
Ardiani dhe Dalool nuk u ndalën vetëm me këtë projekt muzikor, pasi dyshja 6 muaj më vonë, publikuan një tjetër këngë, e cila ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për 15 javë rresht.
Ndërkohë që kanë kaluar 6 muaj që nga koha kur Bujupi ka qënë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, artisti është rikthyer në një bashkëpunim tjetër, por kësaj radhe me Capital T.
“Andiamo” titullohet prurja me e re e dy artistëve, e cila është pritur mjaft mirë nga fansat e dyshes. Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë është bërë pjesë e listës, duke u pozicionuar në vendin e 40-të.