Ardian Bujupi është një emër mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar dhe këtë e vërteton fakti se këngët e tij janë mjaft të sugjeruara për të qënë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”.
Artisti ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, të titulluar “Baila Morena”, e cila është pozicionuar menjëherë mjaft mirë në listë.
Ndërkohë që sot feston 30-vjetorin e lindjes, festës së artistit i shtohet edhe një sukses dhe është pikërisht pozicionimi i këngës në vendin e 11-të. Këngëtari ka vendosur të vijë ritmik në këngën e tij, teksti i së cilës është shqip dhe gjermanisht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ardian Bujupi ka bërë publik lajmin se këtë vit ai do publikojë projektin më të madh të karrierës së tij dhe kjo për shkak të 10-vjetorit të rrugëtimit të tij si artist.
Bujupi do publikojë albumin e tij, të titulluar “10”, i cili do të publikohet më 28 Maj 2021 dhe do të përmbajë në total 10 këngë.