Këtë verë, artistët janë siguruar që të sjellin këngë që do të dëgjohen kudo. E duket se rezultati më i mirë është bashkimi i forcave.
Thënë kjo, një tjetër bashkëpunim është lançuar së fundmi dhe që është votuar për të hyrë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”. Po flasim pikërisht për projektin e Anxhelo Koçit dhe Majk.
Pas suksesit me këngën e tij të fundit, i cili është një bashkëpunimin me mikun dhe reperin e njohur Ghetto Geasy, që titullohet “Mari”, Majk është bërë bashkë me Anxhelo Koçin për të sjellë “Ma Chérie”. Ndërkohë, për Anxhelon ky projekt vjen pasi atij solo “Fotot” që rezultojë mjaft i suksesshëm.
“Ma Chérie” është një projekt mjaft i veçantë me ritme që mbesin gjatë në mendje. Duket se dyshja goditi me zgjedhjen për të përfshirë në këngën e tyre edhe motivet arbëreshe dhe votat e publikut i kanë renditur ata në vend të 36-të të listës.