Çfarëdo që prodhojnë çunat e “ThreeDots” nuk ka dyshimin më të vogël që do të kthehet në hit. Muzikën e tyre mund ta dëgjosh kudo. Ashtu siç bashkëpunimi më i fundit i tyre, që na solli një frymë shumë verore “Nina” u bërë sensacioni i kësaj vere.

Mesa duket, surprizat nuk kanë fund. Bashkëpunimi që po prisnim të gjithë më në fund është publikuar. Anxhelina ka bashkuar forcat me Florin dhe kanë sjellë jo një, por dy këngë, të cilat kanë hyrë menjëherë në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare në Top Awards. Bëhet fjalë për “Anash & Doja”.

“Anash & Doja”, dy këngët e reja muzikore me protagonistë Anxhelinën dhe Florin, janë shpërndarë menjëherë nga fansat e dy artistëve, të cilët kanë marrë edhe përgëzimet e para për emocionet e dhuruara në këto dy balada dashurie.

Bashkëpunimi i tyre u publikua dhe në një datë të veçantë për Anxhelinën, pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj, këngë për të cilat Flori shprehet se kishte kohë pa i shkruar dashurisë kështu. “Anash & Doja” kanë arritur që ta pozicionojnë dyshen në vend të 3-të të klasifikimit të “The Top List”.