Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, ka publikuar këngën e saj më të re, e cila mban titullin “Para teje”. Këngëtarja e ka shoqëruar edhe me një super videoklip, ku shfaq interpretimin e saj të shkëlqyer.

“Para teje” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe është pozicionuar në vend të 67-të të listës nëpërmjet votave të publikut. Në këtë projekt Anxhela vjen me tone mjaft të buta e të ndjera.

Një baladë tipike romantike që flet për dhimbjen e dashurisë dhe ndjenjat tashmë të thyera. Duhet thënë se Anxhela ka hyrë mjaft në këtë rol dhe të duket sikur vërtet po i përjeton të gjitha emocionet.

“Para teje” është një këngë që e dimë që shumë prej jush do ta gjejnë veten. Ndoshta do t’ju zgjohen dhe disa emocione që mendonit se i kishit harruar…