“Top Fest” ka qënë një ndër festivalet më të vecante të muzikës moderne shqiptare, në skenën e të cilit janë promovuar pafund artistë të rinj por që sigurisht nuk i kanë munguar edhe artistë mjaft të njohur.
Nëse do të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë se disa prej këngëve jo vetëm kanë qënë hite në atë kohë por ende vazhdojnë të mbahen mend nga publiku i gjërë.
Një ndër këngët mjaft të suksesshmë të asaj kohe ka qënë “Ameba” e grupit Humus, një këngë që ka arritur të kualifikohet deri në finalen e “Top Fest 2”.
Pas një pauze muzikore, grupi Humus është rikthyer në muzikë me këngën “Enderroj”, e cila është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Grupi po përgatitet gjithashtu të publikoje albumin e tretë, i cili është planifikuar në vitin 2021-të.