Një ndër hyrjet më të reja të kësaj javë është kënga “Amshim”, një projekt muzikor i sjellë me shumë profesionalizëm nga grupi i njohur Humus. Pas një pauze të gjatë muzikore, artistët janë rikthyer në tregun shqiptar dhe duket se publiku e ka mirëpritur publikimin e projektet të ri muzikor pasi menjëherë është bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”.

Humus na ka sjellë disa këngë të cilat i dëgjojmë edhe sot dhe kujtojmë kohën kur jeta ishte më ndryshe, e ndoshta edhe muzika dhe emocioni që vinte prej saj. Grupi është formuar në vitin 2002 dhe vijnë nga qyteti i Prishtinës.

Humus ka qenë ndër më të mirët e kohës kur ka qenë pjesë e muzikës, me zhanrin rock-alternative por edhe me këngët më të qeta në formën e baladave. Ata gëzojnë një famë në Kosovë dhe jashtë saj me këngët e tyre të veçanta, dhe të cilat edhe i kanë mbijetuar kohës dhe trendit muzikor.

“Amshim” vjen nën tingujt karakteristikë të tyre, të cilët e kanë shoqëruar edhe me një videoklip. Kjo këngë e ka renditur grupin Humus në vend të 51-të të listës për këtë javë.