Pas një periudhe disi të gjatë kohe, grupi Humus është rikthyer me një tjetër hit në klasifikimin e “The Top List”. Kënga e tyre e re titullohet “Rruga” dhe këtë javë renditet në vend të 13-të në listë.

Grupi, i themeluar në 2002 në Prishtinë, është i njohur për stilin e tyre alternative rock dhe për tekstet origjinale në gjuhën shqipe që ngërthejne mesazhe të fuqishme shoqërore dhe ekzistenciale. E tillë është dhe kënga e tyre e fundit “Rruga”.

Kanë kaluar jo pak por 2 vite që nga kënga e tyre “Ëndërroj” që u votua për të qenë pjesë e listës së 100 këngëve më të mira shqiptare në Top Awards. Humus dinë të sjellin gjithmonë art të mirëfilltë dhe tekstet e tyre janë të goditura dhe mjaft aktuale.

Shpresojmë që grupi i njohur të mos bëjë më kaq pauza të gjata dhe që shumë shpejt të dëgjojmë projekte të reja nga Humus. Për momentin le të gëzojmë me këtë copëz të vogël magjie…