# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Humus

Bandi Kosovar Humus, përbëhet nga Adnan Dragaj – vokal, Blerim Azizi – bas kitarë, Nderim Ramadani, kitarë, dhe Pat Neziri – bateri.

Grupi, i themeluar në 2002 në Prishtinë, është i njohur për stilin e tyre alternative rock dhe për tekstet origjinale në gjuhën shqipe që ngërthejne mesazhe të fuqishme shoqërore dhe ekzistenciale.

Pas një pauze muzikore, grupi Humus po kthehet në panoramën muzikore shqiptare me një single të ri që do të jetë pjesë e albumit të tyre të tretë, që pritet të lansohet në vitin 2021.

Në përputhje me stilin e tyre, kënga ‘’Ёndërroj’’adreson rëndësinë e qëndrimit besnik ndaj ëndërrave në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë dhe betejat me të cilat të gjithë ne përballemi në jetë.

Kënga është publikuar së bashku me një video të regjistruar në Prishtinë, prodhuar nga ‘Turma Ideas’ dhe tani është disponueshme në të gjitha kanalet e mediave sociale të bendit:

Facebook: https://www.facebook.com/grupihumus/

Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCK6cNWj8gjWEVWk5MjKvgHQ/featured

Instagram: https://www.instagram.com/grupihumus/

Që nga themelimi i tyre, grupi Humus ka publikuar dy albume, Dyfishohem (2003) dhe Intermezzo-in (2005) dhe poashtu 2 single.

NEWS

Humus nuk vonojnë të sjellin diçka të re, një vit pas rikthimit në skenën muzikore!

Një ndër hyrjet më të reja të kësaj javë është kënga “Amshim”, një projekt muzikor i sjellë me shumë profesionalizëm nga grupi i njohur Humus. Pas një pauze të gjatë muzikore, artistët janë rikthyer në tregun shqiptar dhe duket se publiku e ka mirëpritur publikimin e projektet të ri muzikor...

HUMUS me një tjetër copëz magjie!

Pas një periudhe disi të gjatë kohe, grupi Humus është rikthyer me një tjetër hit në klasifikimin e “The Top List”. Kënga e tyre e re titullohet “Rruga” dhe këtë javë renditet në vend të 13-të në listë. Grupi, i themeluar në 2002 në Prishtinë, është i njohur për stilin...

"Ameba" si edhe hite të "Top Fest" që i keni harruar

“Top Fest” ka qënë një ndër festivalet më të vecante të muzikës moderne shqiptare, në skenën e të cilit janë promovuar pafund artistë të rinj por që sigurisht nuk i kanë munguar edhe artistë mjaft të njohur. Nëse do të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë se disa prej...

Humus rikthehen pas më shumë se një dekade - zbuloni kush janë për ju që nuk i njihni!

Një ndër hyrjet më të reja të kësaj javë është kënga “Enderroj”, një projekt muzikor i sjellë me shumë profesionalizëm nga grupi i njohur Humus. Pas një pauze të gjatë muzikore, artistët janë rikthyer në tregun shqiptar dhe duket se publiku e ka mirëpritur publikimin e projektet të ri muzikor...