Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Albërije Hadërgjonaj ka qënë një ndër të ftuarat speciale të “Top Show Magazine”, ku ka dhënë intervistën më të sinqertë të bërë ndonjëherë në një televizion.
Artistja ka treguar vështirësitë që i është dashur të kalonte kur fillimisht është zhvendosur në Amerikë. Ajo ka treguar se mbeti me një shumë të vogël parash që nuk ju mjaftonin as për të ngrënë por pavarësisht kësaj, Albërija ia ka dalë dhe tashmë është sistemuar mjaft mirë me të ardhura të kënaqshme.
Albërija ka treguar se fillimisht ka punuar si “babysitter” dhe pastruese nëpër shtëpia për të mbledhur të ardhura derisa nisi të organizohej me shqiptarët në Amerikë, për të performuar nëpër dasma të krahinave të ndryshme, edhe pse kurrë nuk e kishte bërë një gjë të tillë më parë.
E komentuar shumë për pamjen e saj, për ekstravagancën në veshje, këngëtarja ka shpjeguar se tashmë është koha që ajo t’i kushtohet vetes së saj, duke mos i munguar asgjë. Punon, frekuenton palestrën, argëtohet me miqtë, kjo është një ditë e zakonshme për të.
Artistja ka prekur gjithashtu edhe temën e divorcit të saj nga ish-bashkëshortin me të cilin ka qënë e martuar rreth 19 vite. Pavarësisht se e ka dashur shumë ish-bashkëshortin, Albërija ka treguar se gjithmonë është tradhtuar nga ai dhe se i ka munguar figura e mashkullin në familje, pasi ai ka jetuar shumë pak me të.
Por a ka frikë Albërija të dashurojë tani? Në fakt në projektin muzikor të publikuar vetëm një javë më parë, të titulluar “Leje Leje”, këngëtarja këndon se ka frikë të dashurohet por në të vërtetë ajo nuk ka frikë nga asgjë.
“Nuk kam frikë nga asgjë. Do doja pranë meje dikë që të më vlerësojë për atë çfarë unë jam dhe jo të më shohë si një monedhë apo të vlerësojë pamjen time të jashtme“, tregon këngëtarja në intervistën e saj.
E ardhur mjaft e freskët dhe energjike në videon e fundit muzikore, duket se ora ka ndalur për artisten, e cila duket në një super formë fizike dhe shpirtërore.
Projekti i saj është sugjeruar pa fund nga ana e fansave, duke bërë që të futet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqipare që në javën e parë të publikimit.
E gjendur mes komenteve pozitive nga ana e publikut, “Leje Leje” për këtë javë pozicionohet në vendin e 63-të.