Një ‘rivalitet’ në familje këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Po flasim pikërisht për Alban dhe Beatrix Ramosaj. Të dy ata ndodhen në listën e javës së Top Awards.

Madje jo vetëm kaq, por ata duket se janë fare pranë njëri-tjetrit. Teksa tashmë “Faj” e Trixës pozicionohet në fronin e listës së 100 këngëve më të mira shqiptare për të dytën javë rradhazi, duket se Albani ka lëvizur disi ujrat.

Alban Ramosaj ka publikuar këtë javë këngën e tij më të re. Projekti i tij titullohet “Love Letter (N’Tiranë prej Berlini)”. Që nga titulli i këngës kuptohet që edhe ky projekt është mjaft origjinal, fundja si çdo projekt tjetër që sjell Albani.

Duket se vëlla e motër janë në një ‘luftë’ me njëri-tjetrin për kreun e javës së ardhshme. “Love Letter (N’Tiranë prej Berlini)” pozicionohet këtë javë në vend të pestë. Të gjithë ne jemi shumë kureshtarë për të mësuar si do të jetë ecuria e këtyre dy projekteve në javët në vazhdim.