“Duart Lart” dhe “Engjell” janë dy projektet muzikore të Alban Skënderaj, të cilat vazhdojnë ende të jenë pjesë e “The Top List”.
E publikuar në muajin qershor, “Duar Lart” ka mundur t’i rezistojë konkurrencës për 19 javë rresht, duke u bërë kështu kënga e vetme që qëndron kaq gjatë në këtë renditje. Ndërsa “Engjell”, e cila ka dalë në treg në muajin korrik, është pjesë e 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare për 15 javë rresht.
Të dyja këto këngë, këtë javë janë ngjitur suksesshëm në renditje, përkatësisht me 4 pozicione, duke rihyrë kështu në 10-shen më të nxehtë të “The Top List”. Duket se artisti është rikthyer përsëri në vëmendjen e fansave dhe ndoshta për këtë mund të ketë ndikuar të qënit trajner i “The Voice”.
Alban Skënderaj do të jetë pjesë e panelit të “The Voice of Albania”, së bashku me Besën, Rona Nishliun dhe Xuxin.