Një artist i ri në tregun muzikor por shumë i talentuar, bëhet fjalë për Alban Ramosaj i cili është këngëtari i dytë, pas Alban Skënderaj, që ka arritur të futet në rekordin e “Top Awards”.
“A më do”, titullohet kënga e tij më e re, një baladë që ka prekur publikun shqiptar, duke u bërë që të renditet e para në klasifikimin e “Top Awards” edhe pse është java e parë që është bërë pjesë e kësaj renditje.
Alban Skënderaj, i cili për dy javë rresht ishte kryesuesi i kësaj liste, është zhvendousur në vendin e tretë ndërsa Era Istrefi, si edhe javën e kaluar, renditet në vendin e dytë.
Janë vetëm dy projekte të reja që i janë shtuar klasifikimit të “The Top List”, Alban Ramosaj – “A me do” dhe Kida ft. Ermal Fejzullahu – “Mi Amore”, e cila është renditur në vendin e 11-të.
I janë larguar 20-këngëve më të mira, Young Zerka –” Like Rihanna”, i cili ka qënë pjesë për dy javë rresht ndërsa Kobra ft. Unikkatil – “Ndryshe”, nuk ka mundur të ruajë një pozicion në këtë klasifikim.
Kjo është lista zyrtare e kësaj jave e “The Top List”, Top Awards:
1. Alban Ramosaj – A me Do
2. Era Istrefi – Bonbon
3. Alban Skenderaj – Une edhe Ti
4. Mozzik – Dhezu
5. Ylli Limani – Najher
6. MC Kresha ft. Gjurmet – Era
7. Nrg Band – Ajo m’kalli
8. Ledri Vula – SRMN
9. Kida – Ski Ide
10. Majk ft. Gheto Geasy – Sjena mo
11. Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
12. Flori Mumajesi – Ku Gabum
13. Samanta – Asnjo si un
14. 2Ton – Ani Nasht
15. Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
16. Dj Aldo ft. Lorela – Don’t let me go
17. Blunt & Real – Presion
18. Noizy – Number one
19. 2ton – Pike
20. Andos ft. Gjurmet – Te du sa Kosoven