Alban Ramosaj ka qënë një nga artistët që ka startuar koncertin e Emeli Sande, “Natën e bardhë”.

Ndërkohë që ka ngritur publikun në këmbë me performancën e disa prej këngëve të tij më të suksesshme, Albani duket se ka tërhequr vëmendjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Falë votave të publikut, suksesi më i fundit i Ramosaj, “Bitchi Mesnatës”, është ngjitur me 10 pozicione këtë javë, duke u renditur në vendin e 62-të.

Kjo këngë ka rreth 20 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe duket se falë mbështetjes së fansave, Albani nuk ka ndërmend të largohet nga kjo listë.

Edhe pse kanë kaluar 4 muaj që nga publikimi më i fundit i Albanit, deri tani artisti nuk ka paralajmëruar se po punon për ndonjë projekt të ardhshëm muzikor.