Pas shumë pritjesh, Alban Chela rikthehet me projektin e tij më të ri muzikor, “Dimri”, një këngë që prek shpirtin dhe ngroh zemrat, edhe në stinën më të ftohtë të vitit.
Një këngë që flet për kujtimet, dashuritë që ngrijnë në heshtje dhe shpresën që mbetet nën flokët e borës.
Në këtë krijim, artisti na fton të hyjmë në një botë të mbushur me ndjesi të thella, kujtime dhe reflektime që vetëm një zemër e sinqertë mund t’i shprehë. Melodia mbart një trishtim të ëmbël, një lloj nostalgjie që të bën të ndalesh dhe të mendosh për gjithçka që ke humbur apo që ende pret.
Teksti, i thjeshtë por i thellë, është si një kujtim që nuk shuhet kurrë. “Dimri” është më shumë se një projekt muzikor, është një copë e shpirtit artistik të Alban Chela.