Skena muzikore shqiptare po vazhdon të prodhojë emra që depërtojnë gjithnjë e më shumë në tregun ndërkombëtar. Dhe një ndër artistët që spikat fuqishëm është Alban Chela.
Me projektin e tij më të ri, “Hold Me Close”, ai rikthehet me një tingull modern dhe emocional që ka tërhequr vëmendjen e publikut. “Hold Me Close” është një ndërthurje elegante e pop-it bashkëkohor me elemente elektronike, duke krijuar një atmosferë intime, të ndjerë, por njëkohësisht me plot energji.
Produksioni i këngës është në nivel ndërkombëtar, me një sound të pastër dhe të kuruar në detaje. Ky projekt tregon qartë qëllimin e Alban Chelës dhe ambicien e tij për të konkurruar në tregje më të mëdha.
Reagimet e para nga publiku kanë qenë shumë pozitive, duke e konsideruar këngën si një hit potencial të verës. Me këtë publikim, Alban Chela konfirmon edhe një herë se është një nga emrat më premtues të muzikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Është e sigurt që do të dëgjojmë gjithnjë e më shumë për të në skenat globale. “Hold Me Close” nuk është thjesht një këngë, është një hap tjetër drejt konsolidimit të tij si artist ndërkombëtar.