Ago dhe Lyrical Son bashkojnë forcat dhe sjellin projektin më të ri Hip-Hop në klasifikimin e javës të “The Top List”. Kënga më e re “Tjera Gajle” nga Ago dhe Lyrical Son pati menjëherë impakt të madh tek publiku.

“Tjera Gajle” vjen me një tekst që thekson sfidat dhe vështirësitë e jetës, por edhe fuqinë për të ecur përpara. Kënga sjell një frymë të freskët që përputhet me realitetet e ditëve të sotme.

Përmes kësaj këngë, Ago dhe Lyrical Son sjellin një kombinim të shkëlqyer të rap-it dhe melodisë, duke ofruar një atmosferë energjike për dëgjuesit. Teksti thekson një mesazh të fortë se është e rëndësishme të lëshojmë pas dhe të fokusohemi tek atë që mund të na çojë përpara, duke u liruar nga shqetësimet e padobishme. 

“Tjera Gajle” premton që do të jetë hiti që do të na shoqërojë për një kohë të gjatë. Ky bashkëpunim mes Ago dhe Lyrical Son pozicionohet në vend të 66-të aktualisht.