Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Elgit Doda ka gati një surprizë për adhuruesit e muzikës së tij. Elgiti është duke punuar për të sjellë albumin e tij të parë.

Ka qenë vetë këngëtari i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram këtë lajm vetëm pak kohë më parë. Kanë kaluar pak kohë që prej publikimit të projektit të tij të fundit muzikor e duket se tashmë Elgiti së shpejti do të sjellë një këngë të re.

Artisti di shumë mirë të sjellë baladat e dashurisë dhe të godasë në zemrën e pulikut. Me një video të postuar së fundmi Elgiti ka treguar pak nga ‘perla’ e tij e re, e cila është edhe kënga e parë e albumit të tij, që do të mbajë titullin “Melomaniac”.