Sot është një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Pas  një muaji agjërimi, sot festohet Fitër Bajrami. Një nga ditët ku të gjithë besimtarët jo vetëm solidarizohen me njëri-tjetrin, ashtu si ndodh në çdo festë fetare, por përcjellin mesazhe urimi, kryejnë vizita në familjet e njëri-tjetrit, por vëmendja e tyre është edhe më e madhe ndaj atyre që janë të sëmurë, të moshuar të vetmuar, apo edhe të varfër.

Pas dy vitesh pandemi, sot besimtarët myslimanë ju rikthehen ritualeve të tyre. MC Kresha është një nga reperët më të dashur dhe më të talentuar për publikun, i cili prej vitesh tanimë mund të themi me plot gojë se numëron një pafundësi hitesh dhe këngësh të suksesshme që kanë revolucionarizuar hip-hopin në Shqipëri. Së fundmi, në media ka qarkulluar një video ku shihet Kresha duke thirrur Ezanin në një xhami në Mitrovicë dhe me të vërtetë na surprizoi pasi këtë anë të tijën nuk e kishim parë më parë.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” Kresha foli në lidhje me zërat se ai do të tërhiqet nga muzika si dhe për eksperiencën e pak ditëve më parë ku ai thirri Ezanin. Ai tha se kjo gjë është bërë dhe nga artistë të tjerë dhe ishte një privilegj dhe eksperiencë mjaft emocionuese për të.

Kisha pak turp por meqë një shoku i imi kërkoi ta thërrisja, për mua ishte privilegj. Sepse kjo thirrje nuk i bëhet çdokujt. E kanë bërë edhe kolegë të tjerë dhe nuk është asgjë e keqe, përkundrazi. E bukura e Ramazanit është se ne agjerojmë që të bashkëndjejmë me ata që nuk kanë.

Kresha gjithashtu ka thënë se nuk ka plan për momentin që të largohet nga muzika. Artisti u shpreh se do jetë prezent me koncerte si dhe me albumin që po punon me Lyrical Son.

Gjithçka është shumë mirë në jetën personale e profesionale. Sapo kemi nxjerrë albumin dhe kemi shumë angazhime që nuk po na lënë të finalizojmë albumin e dytë. Është mirë, njerëzit e pëlqejnë ata që ne bëjmë. Pëlqejmë thjeshtësinë dhe duam të na dojë ne publiku jo lifestyle-in tonë.