Klasifikimi zyrtar i 29 majit përkon me 25 javë renditje muzikore në “Top List”. Në majat e klasifikimeve qëndrojnë hite që kanë bërë shumë bujë gjatë këtij viti në tregun muzikor shqiptar.
Artisti me më shumë këngë në vendin e parë është Alban Skënderaj, me 7 vende të para, ku “Unë dhe ti” ka qëndruar 4 javë në “Top 1” dhe “Kam nevojë” është renditur e para për dy javë. Një tjetër artist me këngën më jetëgjatë në vendin e parë, për 4 javë rresht është Ledri me këngën “SRMN”. Në total, Ledri është pozicionuar 5 herë në majën e Top Listës, duke llogaritur dhe “Kings”, e cila kryeson listën e datës 1 maj.
Pas Albanit dhe Ledrit, qëndron “A më do” e Alban Ramosaj, këngë e cila është pozicionuar 4 javë rresht në vendin e parë.
Nga java në javë, nuk mungojnë këngë të reja dhe javët në vazhdim do të jenë tregues i ndryshimeve të mëdha në top listë, pasi priten prurje të reja nga shumë këngëtarë, të cilët deri tani po na kuriozojnë pafund me trailer-at e tyre.