menu

Yll Limani ruan vendin e parë por Luana i afrohet rrezikshëm


Ora: 12:30 Datë: 30/08/2020

Yll Limani vazhdon të jetë kënga më e votuar për të dytën javë rresht, duke u pozicionuar në vendin e parë.

Pavarësisht se Ylli ka rezultuar mjaft i pëlqyer me prurjen e tij më të re muzikore në bashkëpunim me Lumi B, duket se fansat ende janë të cmendur pas “I kom kall”, një këngë e publikuar rreth dy muaj më parë.

Ndërkohë që Ylli po shijon suksesin e dy projekteve muzikore, duket se Luana është bërë një “rrezik” për të pasi bashkëpunimi më i fundit i saj me Jay Santos, “Locos”, është shumë pranë vendin të parë.

“Locos” këtë javë është ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e dytë.

Sa i përket vendin të tretë, është një hyrje e re dhe bëhet fjalë për “Braziliane” e Capital T, një këngë që nuk mund t’i rezistosh pa e kërcyer.

Në total listës së “Top Awards” i janë shtuar 6 projekte të reja muzikore, të cilat kanë marrë sugjerimet e mjaftueshme nga ana e publikut.