Ndërkohë që shumica e këngëtarëve zgjedhin sezonin veror për të publikuar projektet e reja muzikore, Tuna ka vepruar ndryshe.

Pas “Dy Tima”, të publikuar rreth 4 muaj më parë, këngëtarja ka paralajmëruar se është duke punuar për projektin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Përmes disa postimeve të bëra në rrjetet sociale, Tuna ka treguar se ndodhet në xhirimet e klipit në të cilin ka ardhur me një “look” krejtësisht ndryshe. Sipas thashethemeve që qarkullojnë në mediat rozë, kënga e re pritet të publikohet brenda pak javësh.