Vetëm 24 orë më parë ai ka publikuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube këngën më të re me titull “Kings” dhe vetëm në pak orë i ka kaluar 200 mijë klikimet. Me muzikë të JukeBox Group dhe tekst të vetë Ledrit, “Kings” vjen në një ritëm klasik hip-hop-i, sërish në video bardhezi.

S’kishin se si të mungonin postimet me urime nga kolegë e miq të Ledrit, si: Dafina Zeqiri, Noizy, Era Istrefi, Lumi B, Ermal Fejzullahu.

Po a do të “mbretërojë” Ledri me këngën e re në renditjen e javës së ardhshme në The Top List?…