“Me fal 2” është projekti muzikor që ka rikthyer Stresin në klasifikimin e “The Top List” së bashku me Anxhelon.

Ndërkohë që ka 3 javë që është bërë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, ky projekt muzikor është vënë re të korrë një super sukses nga java në javë.

Gjatë kësaj javë, ky bashkëpunim ka mundur të ngjitet me 12 pozicione nga java e kaluar, ku falë votave të publikut, “Ma fal 2” renditet në vendin e 11-të, duke iu afrruar 10 këngëve më të bukura të Top Listës.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Stresi ka shpjeguar se kjo këngë është një dedikim special për të dashurën e tij si dhe është një vazhdim i këngës “Me fal” i publikuar rreth 3 vite më parë.

I frymëzuar nga ndjenjat, duket se Stresi ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe veçanërisht të fansave të tij më këtë projekt muzikor, i cili sa vjen dhe po pozicionohet mjaft mirë në listë.