Renis Gjoka duket qartë se ka goditur në shenjë me projektin e tij më të ri muzikor, i cili edhe pse ka vetëm pak javë që është publikuar, është kthyer në një nga këngët më të pëlqyera të publikut shqiptar.

Ndërkohë që është java e dytë që kjo këngë është bërë pjesë e “The Top List”, ajo menjëherë ka mundur të renditet në vendin e 5-të të klasifikimit.

“Po tani?”, një këngë që ka rikthyer fuqishëm këngëtarin e njohur, është i vetmi projekt muzikor i ngjitur me më shumë pozicione. Ndryshe nga java e kaluar ku kënga renditej në vendin e 17-të, për këtë javë pozicionohet në vendin e 5-të, duke u ngjitur kështu me 12 pozicione.

Duket se Renis Gjoka ka vendosur të kthehet fuqishëm pas një pauze në muzikë pasi në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Awards”, ai është shprehur se rreth 4 projekte të tjera priten të publikohen brenda verës së ardhshme.