“Private” është projekti muzikor i prezantuar nga një treshe e talentuar dhe bëhet fjalë për Semiautomvtic, Lyrical Son dhe Mc Kresha.

Pavarësisht se është hera e parë që bëhet pjesë e “The Top List”, Semiautomovtic numëron disa projekte në karrierën e tij muzikore. Ka qënë pikërisht ky reper që ka ftuar Lyrcal Son dhe Mc Kresha për këngën “Private”.

Edhe pse është publikuar më shumë se dy muaj më parë, ky projekt muzikor ka mundur të futet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare pikërisht këtë javë. Nëse do të shohim klikimet në kanalin e “Youtube”, numërohen mbi 5 milionë klikime por përpos këtij fakti, publiku ka vendosur të fusë në listë këtë këngë pikërisht këtë javë.

Shumë komentues në rrjetet sociale kanë dhënë vlerësime maksimale për Semiautomvtic në këtë projekt muzikor për tekstin e të cilit janë kujdesur vetë tre artistët.