menu

Nuk ndryshon kreu, por Ylli Limani është një vend larg


Ora: 12:48 Datë: 28/06/2020

Jemi në javën e 237-të të klasifikimit të “Top Awards” dhe publiku vazhdon të votojë pafund artistët e preferuar me projektet e tyre, qofshin ato të vjetra apo të reja.

Këtë javë publiku ka zgjedhur si këngë më të bukur bashkëpunimin e Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës, “Parajsa ime”, duke zënë vendin e parë për të dytën javë rresht. Meqënëse jemi në sezonin e verës, publiku po shijon pafund ritmet e “Parajsa ime”, e cila ka vetëm dy javë që ka dalë në treg.

Ndryshe nga java e kaluar, Yll Limani i është afruar shumë kreut me këngën e tij më të re, “I kom kall”. Ndërkohë që javën e kaluar mbante vendin e tretë, këtë javë, kënga është ngjitur me një pozicion, duke zënë vendin e dytë.

Sa i përket vendin të tretë, ai i përkët Alban Ramosaj dhe këngës “I Nat Ma Fal”, e cila vazhdon të gjendet në zonën e nxehtë të listës edhe pse ka 6 javë që i është bashkuar klasifikimit të “Top Awards”.