Një projekt i ri muzikor i është shtuar listës zyrtare të “Top Awards” këtë javë dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e Soni Malaj me Agon Amiga dhe Daim Lala, “Ta fala”.

Që në javën e parë të hyrjes në listë, kjo prurje e re muzikore është renditur në vendin e 9-të, pas një performance të shkëlqyer që treshja e artistëve dha në Sheshin Skënderbej në 15-vjetorin e Digitalb.

Po kush është Daim Lala?

Edhe pse shumë prej jush mund ta njohin, kjo është hera e parë që Daim Lala bëhet pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Daim Lala është një këngëtar shumë i njohur në trevat shqiptare, këngët e të cilit pëlqehen shumë nga publiku i gjërë. I lindur dhe rritur në Zvicër, Daim Lala ka nisur të merret me muzikë që në moshën 13-vjeçare kur nisi edhe të shkruajë tekste muzikore. Kur arriti një moshë madhore, ai nisi të këndojë duke u bërë njëri ndër këngëtarët më të dëgjuar si nëpër dasma dhe në ahengje të ndryshme. Është nga Kosova ose më saktë nga Gjakova dhe për disa vite ka qenë i martuar me këngëtaren Buqe Rama mirëpo pas disa vitesh rrugët e tyre u ndanë dhe secili si të ndarë vazhduan rrugën e tyre si këngëtar. Këngëtari prej disa vitesh bashkpunon me produksionin “VizioniLibonia” .

Nëse i futësh botës së muzikës padyshim se nuk të mungojnë as hitet edhe këtë gjë e din secili njeri ose më saktë secili këngëtar. Daim Lala ka shumë këngë që falë publikut të madh që ka sot ato janë bërë hite e disa prej tyre mund ti vecojmë: “Dridhe Belin”, në Bashkpunim me këngëtarin nga Shqiperia ‘Muharrem Ahmeti’ “A T’ka marrë malli” “Prishtinalikja” “Pasha ty pasha mu” “O Sheqer o llokum” “Antigona” “OOO Lale Lale” “Xhelozoj” “Ani ani” “Cika Cika” e shumë këngë të tjera që i pëlqen publiku i tij dhe i këndojnë me shumë dashuri.