# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Daim Lala

Daim Lala është një këngëtar shumë i njohur në trevat shqiptare, këngët e të cilit pëlqehen shumë nga publiku i gjërë. I lindur dhe rritur në Zvicër, Daim Lala ka nisur të merret me muzikë që në moshën 13-vjeçare kur nisi edhe të shkruajë tekste muzikore. Kur arriti një moshë madhore, ai nisi të këndojë duke u bërë njëri ndër këngëtarët më të dëgjuar si nëpër dasma dhe në ahengje të ndryshme. Është nga Kosova ose më saktë nga Gjakova dhe për disa vite ka qenë i martuar me këngëtaren Buqe Rama mirëpo pas disa vitesh rrugët e tyre u ndanë dhe secili si të ndarë vazhduan rrugën e tyre si këngëtar. Këngëtari prej disa vitesh bashkpunon me produksionin “VizioniLibonia” .

Nëse i futësh botës së muzikës padyshim se nuk të mungojnë as hitet edhe këtë gjë e din secili njeri ose më saktë secili këngëtar. Daim Lala ka shumë këngë që falë publikut të madh që ka sot ato janë bërë hite e disa prej tyre mund ti vecojmë: “Dridhe Belin”, në Bashkpunim me këngëtarin nga Shqiperia ‘Muharrem Ahmeti’ “A T’ka marrë malli” “Prishtinalikja” “Pasha ty pasha mu” “O Sheqer o llokum” “Antigona” “OOO Lale Lale” “Xhelozoj” “Ani ani” “Cika Cika” e shumë këngë të tjera që i pëlqen publiku i tij dhe i këndojnë me shumë dashuri.

NEWS

"Going down" këtë javë

Si çdo javë edhe java e 189-të është përballur me surpriza sa i përket renditjes së këngëve në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. Ndërkohë që kemi patur vetëm një hyrje të re, ndryshime të mëdha janë vënë re në zbritjen e disa këngëve në renditje. Tre këngët me më shumë...

Tre hyrje të reja dhe të gjitha lart këtë javë

Pavarësisht se jemi në kulmin e verës, vetëm tre projekte të reja muzikore i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards” këtë javë. Duket se artistët janë shumë të ngarkuar me koncertet e tyre dhe si pasojë kanë lënë paksa pas dore prodhimin e projekteve të reja, Edhe pse janë...

Njihuni me Daim Lala, hyrjen më të re në klasifikimin e "The Top List"

Një projekt i ri muzikor i është shtuar listës zyrtare të “Top Awards” këtë javë dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e Soni Malaj me Agon Amiga dhe Daim Lala, “Ta fala”. Që në javën e parë të hyrjes në listë, kjo prurje e re muzikore është renditur në vendin e...