menu

“Nina” në krye të klasifikimit, Elvana i lë vendin Florit, Brunos dhe Klajdit!


Ora: 19:46 Datë: 05/07/2021

Këtë javë në krye të klasifikimit të “The Top List” është renditur kënga “Nina” e treshes së famshme të artistëve, Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Ky projekt muzikor ka vetëm dy javë si pjesë e listës dhe deri më tani duket se ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.

E ndërsa javën e kaluar ‘fronin’ e kryesonte Elvana Gjata me këngën e saj “Loti”, duket se këtë javë ajo ja ka lënë vendin “Ninës”, një këngë më ritmike se nga balada në fjalë. Gjithsesi Elvana nuk ka zbritur me shumë vende.

“Loti” pozicionohet në vendin e dytë dhe sërish vazhdon të pëlqehet shumë nga publiku. Mesa duket, lufta për kreun e klasifikimit do të vazhdojë të jetë e fortë mes projekteve më të mira shqiptare.