menu

Ndryshon kreu, kjo javë i takon “Menemadhe-ve”


Ora: 11:50 Datë: 03/03/2019

Tre artistë të talentuar dhe të suksesshëm bashkuan fuqitë dhe nisur nga kjo nuk ka aspak dyshim që kënga e tyre do të shndërrohej në një hit. Lyrical Son, Mc Kresha dhe Ledri Vula janë bashkuar për projektin me titull “Menemadhe”, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar, që në momentet e para të publikimit.

Të ashtëquajturit treshja magjike kanë goditur sërish në shenjë, pas bashkëpunimit të tyre të parë, “Hip Hip”, i cili rezultoi gjithashtu tepër i suksesshëm.

Ndërkohë që javën e kaluar “Menemadhe” renditej në vendin e 5-të, gjatë kësaj jave ajo është ngjitur me 4 pozicione, duke u shpallur kënga më e dëgjuar dhe më e votuar e javës.

Kjo këngë, e cila është pjesë e albumit më të ri të Lyrical Son dhe Mc Kresha, “United States of Albania”, ka 5 javë që është bërë pjesë e listës së “Top Awards” dhe duket se nuk i është dashur shumë kohë që të kapë vendin e parë.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, 6 të tilla i janë shtuar listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke treguar se artistët janë vënë në lëvizje, duke punuar fort për projektet e reja.

ly