Ndërkohë që në projektin e tij të fundit, Majk vendosi të vinte me një bashkëpunim, në këngën e tij të re, reperi i njohur ka zgjedhur të vijë vetëm dhe me një këngë dedikuar vajzave ose siç Mjak i ka quajtur “Qikita”.

I shumë komentuar në rrjetet sociale, qoftë për jetën e tij personale apo atë profesionale, Majk vazhdon të jetë sa më pranë fansave të tij, duke sjellë këngë të reja dhe kjo e fundit me ritme mjaft verore si edhe spanjolle, duke qënë se vetë titulli i këngës është në gjuhën spanjolle.

Edhe pse përflitet se me këtë projekt muzikor Majku ka ndryshuar paksa stil në të kënduar, përsëri fansat e kanë mirëpritur “Qikita” dhe e kanë bërë menjëherë pjesë të klasifikimit të “The Top List”, e cila renditet në vendin e 99-të, duke mbyllur listën për këtë javë.

Nga ana tjetër, bashkëpunimi i tij me Yll Limanin, “Krejt ti fala” vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga fansat, ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 26-të. Majk gjendet gjithashtu në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me një tjetër bashkëpunim dhe bëhet fjalë për “Pasha jeten”, kënga me Capital T që për këtë javë mban vendin e 51-të.