Me thuajse 3 milionë klikime në kanalin e Youtube, edhe pse ka pak kohë që është publikuar, “SRMN” vazhdon të ecë suksesshëm në tregun muzikor. Prej 4 javësh Ledri Vula vazhdon ende të jetë në krye të klasifikimit të “The Top List”, “Top Awards”.

“Top Awards” është programi që transmetohet cdo të dielë ora 10:30-12:00 në ekranin e Top Channel në të cilin promovohet muzika më e re shqiptare.

Duket se këtë javë projektet e reja muzikore kanë qënë të pakta pasi vetëm një i tillë i është shtuar “The Top List” dhe bëhet fjalë për Lyrical Son – “Hey Hey Hey”, i cili është renditur në vendin e nëntë.

Ndërsa i është larguar kësaj renditje muzikore, Vlashent Sata me “Embel”, i cili ka qënë pjesë e saj prej 3 javësh. Një ngjitje të madhe në klasifikim ka patur kënga e Kidës, “Ski ide”, e cila është ngjitur 13 pozicione plus.

Ja cili është klasifikimi i plotë i “The Top List”, “Top Awards”:

1. Ledri Vula “SRMN”
2. Era Istrefi “Bonbon”
3. Mc Kresha “Era” ft. Gjurmet
4. Adrian Gaxha ft .Lindon “Asnihere”
5. Kida “Ski ide”
6. 2Ton “Ani Nasht”
7. Nrg Band “Ajo m’kalli
8. Asgje Sikur Dielli “Adresa”
9. Lyrical Son “Hey Hey Hey”
10. Albina Kelmendi “Endrren mos ma merr”
11. Dafina Zeqiri “Hate You, Love You”
12. Ghetto Geasy ft. Majk “S’jena Mo”
13. Ronela Hajati “A do si kjo”
14. Ciljeta ft. Lil Koli & Filloreta “Big Booty”
15. Butrint Ymeri “Eja Eja”
16. Samanta “Asnjo si un”
17. Fajter ft. Bim Bimma & Trimmy “Asnj1”
18. Elvana Gjata ft. Bruno “Love Me”
19. Bleona “Take You Over”
20. Sheila “Datty Datty”