menu

Kida dhe Ronela me nga dy këngë në “Top 15”


Ora: 16:55 Datë: 05/07/2019

Kjo është java e 185-të e klasifikimit të “The Top List” dhe ende vazhdon të kemi surpriza në klasifikim nga java në javë. Përveç projekteve të reja që i janë shtuar listës, disa prej projekteve janë ngjitur me disa pozicione, duke u votuar pafund nga fansat e tyre.

Dy nga artistet që janë mjaft të preferuara këtë verë është Kida dhe Ronela Hajati, të cilat janë votuar nga publiku, duke bërë që ato të renditen në “Top 15” me nga dy projekte secila.

“Deja Vu” dhe “Tela” të Kidës në “Top 15”

Rreth 6 javë më parë, Kida surprizoi publikun me një bashkëpunim me Lyrical Son, një projekt muzikor që e ka sjellë këngëtaren mjaft ritmike. Që në javën e parë të publikimit, publiku e solli këtë këngë në qendër të vëmendjes, votat e të cilit e shpallën “Deja Vu” këngën më të votuar për tre javë rresht.

Kida nuk u ndal me kaq. Vetëm disa javë më pas, ajo publikoi një tjetër bashkëpunim, i cili u shndërrua menjëherë në një hit. Kësaj radhe Kida bashkoi fuqitë me Ermal Fejzullahun, duke prekur telat e të gjithëve. Ishte pikërisht “Tela” që ia rrëmbeu kreun “Deja Vu”, duke bërë kështu që artistja të kishte një konkurrencë me veten pasi fansat nuk po mund të përcaktonin dot se cili bashkëpunim ishte më i bukur.

Për këtë javë “Tela” dhe “Deja Vu” pozicionohet përkatësisht në vendin e tretë dhe 12-të, duke qënë pjesë e “Top 15”.

“Lage” dhe “Cohu” e Ronela Hajatit në “Top 15”

Ronela Hajati është e vendosur të pushtojë tregun muzikor këtë verë, duke mos pushuar për asnjë moment. Brenda një muaji, ajo ka publikuar tre projekte muzikore, dy bashkëpunime dhe një “solo”.

Ronela dhe Don Phenom surprizuan publikun duke publikuar jo një por dy projekte muzikore, “Cohu” dhe “Dilema”. Të dyja këto këngë rezultuan tepër të pëlqyera nga publiku por vetëm njëra arriti të merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e “The Top List” dhe është pikërisht “Cohu”. Që në javën e parë të futjes në listë. kjo këngë arriti të renditej menjëherë në vendin e 7-të, një pozicion ky mjaft i mirë për një hyrje të re.

Pas dy bashkëpunimeve, Ronela solli një projekt “solo” përmes të cili vendosi t’i lagë të gjithë, falë notave ritmike që të bëjnë të kërcesh pafund. “Lage” mban titullin kjo prurje e re muzikore, e cila është futur menjëherë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”, duke zënë vendin e 6-të.