Konkurrenca e klasifikimin zyrtar të “Top Awards” vazhdon të jetë ende e fortë por disa këngë vazhdojnë t’i mbijetojnë çdo hyrjeje të re muzikore. Tre janë këngët që i kanë kaluar 100 javë klasifikim por duket se tre këngë të tjera shumë shpejt do kapin 100 javë në “The Top List”.

“U harrum”  e Ledri Vulës është një këngë që është shumë pranë të arritjes së këtij rekordi. E publikuar në majin e vitit 2017-të, ky projekt muzikor këtë javë shënoi plot 98 javë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. Një ndër hitet e asaj vere, vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet pafund nga publiku, duke u shndërruar në një ndër këngët me jetëgjatë të listës. Pavarësisht se Ledri ka publikuar shumë projekte të tjera muzikore, duket se trofeun si kënga me e bukur e mban “U harrum”, e cila për këtë javë mban vendin e 53-të.

Pavarësisht se Kida është pjesë e grupit të artistëve me këngët më jetëgjatë në klasifikim me këngën, “Anderr”, një tjetër këngë e saj po arrin këtë rekord. Bashkëpunimi i saj me HCUE, “Don’t Say No More” vazhdon të ketë një impakt të madh të publiku shqiptar. Kjo këngë ka plot 93 javë që gjendet në klasifikim dhe duket se nuk ka ndërmend të largohet. Votat e publikut e kanë renditur atë në vendin e 45-të këtë javë, duke lënë kështu të nënkuptohet se ky projekt muzikor do vazhdojë gjatë të jetë në listë, pse jo të kapë rekordin e 100 -të javëve në klasifikim.

Capital T është një tjetër artist tepër i suksesshëm në “The Top List”. Këngët e tij sapo publikohet, shndërrohet menjëherë në hite muzikore dhe kështu ka ndodhur me këngën e tij “Pse po ma lun lojen”, e cila vazhdon ende të jetë një hit. Edhe pse ka plot 91 javë në listë, ajo vazhdon ende të ketë vëmendjen e publiut shqiptar, i cili për këtë javë e ka renditur në vendin e 65-të, duke e ngjitur me 16 pozicione nga java e kaluar. Nëse kjo këngë do mbushë 100 javë në klasifikim, mbetet për tu parë në javët në vazhdim.

Ndërkohë tre këngët që mbajnë rekordin si këngët me jetëgjatë në klasifikim është “Lejla” e Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, e cila këtë javë shënoi 128 javë në “The Top List”, “Anderr” e Kides me 108 javë dhe bashkëpunimi i Alban Skenderaj dhe Dalool, “1000 Premtime”, e cila ka 105 javë në klasifikim.