menu

Hyrja e re, çon Kidën me 13 këngë njëkohësisht në “The Top List”, duke e bërë artisten më të pranishme të listës, ja kush e ndjek…


Ora: 14:04 Datë: 20/11/2019

Që Kida do arrinte një tjetër sukses, kjo ishte pak por e sigurt. Artistja ka publikuar prurjen e saj më të re muzikore dhe falë saj, Kida është shndërruar në këngëtaren që ka më shumë projekte muzikore në listë.

“Mall” titullohet prurja më e re e Kidës, e cila shënon projektin e saj të 13-të në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Kida vazhdon të ketë po të njëjtin sukses edhe pas shkëputjes së saj nga shtëpia diskografike “On Records”, pas përfundimit të kontratës. Artistja ka sjellë dy bashkëpunime dhe më në fund një këngë “solo” që i dedikohet mallit.

“Deja Vu”, “Tela”, “Merri Krejt”, “Bileta”, “Ti”, “Harroj”, “Anderr”, “Pe du”, “Ka je”, “Kce”, “Don’t Say No More”, “Mas” dhe “Malli” renditen përkatësisht në vendin e 9-të, 11-të, 22-të, 32-të, 33-të, 36-të, 39-të, 42-të, 43-të, 44-t, 45-të, 48-të dhe 65-të.

Në vendin e dytë, si artistja me më shumë këngë në listë e zë Tayna, e cila ka në total 12 këngë. Ajo që duhet theksuar tek suksesi i Tayna-s është fakti që cdo këngë e saj është pjesë e klasifikimit të “The Top List” pra që prej debutimit të saj me këngën, “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom.

Tayna, e cila është shndërruar brenda një periudhe të shkurtër kohore në personazhin më të kërkuar në klubet e natës, si në Shqipëri edhe jashtë kufijve të saj, di si ta bëjë për vete publikun.

Këngët e saj, “Sicko”, “Bye Bye”, “Pasite”, “Aje”, “Columbiana”, “Doruntina”, “Caliente”, “Kce”, “Shqipe”, “Po pow”, “Fake” dhe “Ring Ring” pozicionohen përkatësisht në vendin e dytë, tretë, 4-t, 17-të, 20-të, 23-të, 24-t, 25-të,31-të, 34-t, 35-të dhe 40-të.

Ledri Vula është një tjetër artist që nuk i mungon grupit të artistëve me më shumë këngë në klasifikim. Pavarësisht se kanë kaluar thuajse 4 muaj nga projekti i tij më i fundit muzikor, “Mem”, fansat vazhdojnë të mbështesin dhe dëgjojnë artistin e tyre të preferuar me këngët që kanë kohë që kanë dalë në treg.

Këngët e Ledrit, të cilat janë në total 9, renditen në lisë në këtë mënyrë: “Aje” në vendin e 17-të, “Menemadhe” në vendin e 37-të, “Kiss Kiss” në vendin e 56-të, “Princess Diana” në vendin e 66-të, “Mem” në vendin e 69-të, Ledri Vula në vendin e 72-të dhe “M’ke harru” në vendin e 73-të.