“Hip Hop” e MC Kresha, Lyrical Son dhe Ledri Vulës  është performuar për herë të parë “live” në një skenë gjigante dhe kjo ndodhi në ceremoninë e “Top Music Awards” ku treshja ka krijuar një atmosferë të mrekullueshme në sallë.

Për të dytën javë rresht ky projekt muzikor vazhdon të kryesojë klasifikimin e “Top Awards” duke treguar kështu se projektet e reja muzikore nuk kanë mundur ta mposhtin “Hip Hop-in”.

Kjo javë ka ardhur me një bum ndryshimesh ku 6 këngë të reja i janë shtuar kësaj renditje duke u pozicionuar në vende tepër të rëndësishme të “Top Awards”. Por hyrjet e reja kanë bërë që disa këngë, të cilat prej shumë javësh qëndronin në këtë klasifikim, të mos jenë  më pjesë e tij.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 29-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. MC Kresha & Lyrical Son ft. LedriVula – Hip Hop
  2. Young Zerka – Love
  3. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  4. Alban Skenderaj – Duart Lart
  5. Butrint Imeri Ft. Eleni Foureira – Delicious
  6. Janex – Memories
  7. Era Istrefi – Bonbon
  8. Ledri Vula – Kings
  9. Big Basta – M’vine onash
  10. Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam Nevoje
  11. Skivi – 3she
  12. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  13. Ronela Hajati – Marre
  14. Enca ft. Noizy – Bow Down
  15. Besa ft. Flori – 123
  16. Blunt ft. Real -Rambo
  17. Ardian Bujupi ft. Dalool – Na jena njo
  18. Noizy – The baddest
  19. NRG Band ft. Dj Aldo – Mos u ndal
  20. Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na