Finem ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me artistin grek Light, “Ku je ti”. Ky projekt i ri edhe pse pati reagime shumë të mira nga fansat, nuk ka arritur ta pozicionojë dyshen më lart se vendi i 100-të i klasifikimit të “The Top List”.

Finem ka provuar një stil ndryshe kësaj here. “Ku je ti” është një këngë me thirrje dashurie dhe le të themi që nuk e kemi parë shpesh atë në këto lloj notash. Po diçka qenka e sigurtë, çunat ‘bad boy’ kur këndojnë këngë romatike fitojnë shumë pikë plus.

Thënë kjo, nuk e dimë si lindi bashkëpunimi i Finem me Light, por kjo këngë që i bëri ata bashkë, iu përshtat më së miri që të dyve. Ne parashikojmë që dyshja do të ngrihen goxha vende më lart, nisur dhe nga mënyra se si e ka pritur publiku, por edhe nga natyra e vetë “Ku je ti”. Një këngë e thjeshtë por interesante dhe që të ngel shumë shpejt në mendje.