Surprizë e javës që lamë pas ishte padiskutim albumi më i ri i Elvana Gjatës, “Çelu”, këngët e të cilit janë shndërruar në ndër më të dëgjuarat e momentit.

Ndërkohë që albumi i artistes përmban në total 7 këngë, tre prej tyre kanë marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’ju shtuar klasifikimit të “Top Awards” po jo vetëm kaq, njëra prej tyre ka zënë kreun e 100 këngëve më të bukura të listës.

“Drandofilat” është kënga më e votuar e javës, e cila është renditur në vendin e parë, duke u shpallur kënga më e dëgjuar e artistes. Edhe një herë tjetër, publiku i “Top Awards” ka treguar se është i marrosur ndaj baladave. Për tekstin e këngës është kujdesur vetë artistja, e cila ka punuar edhe muzikën së bashku me Pirro Cakon ndërsa prodhimi mban vulën e Darko Dimitrov.

Një tjetër këngë që është votuar pafund nga ana e publikut ështëKunadhe”, e cila është ndryshe nga kënga që ka zënë kreun e listës, pra artistja ka ardhur më ritmike. Sugjerimet e fansave e kanë pozicionuar “Kunadhe” në Top 5″, ekzaktësisht në vendin e 4-t.

Listës së këngëve që i janë shtuar klasifkimit për këtë javë nuk mund t’i mungonteMos u ngut”, e cila ka qënë gjithashtu një tjetër këngë mjaft e dëgjuar nga publiku shqiptar. Falë mbështetjes së fansave, Elvana Gjata është renditur në “Top 10″ me këtë projekt muzikor, në klipin e të cilit ka ardhur mjaft natyrale.