Elvana Gjata është rikthyer në tregun shqiptar, jo vetëm me muzikë por edhe me koncerte të shumta, duke kënaqur shumë fansat, të cilëve iu kishte munguar pafund.

Rreth dy muaj më parë, Elvana publikoi bashkëpunimin e saj me reperin e njohur amerikan, Ty Dolla $ign, një projekt muzikor i cili është prezantimi i dytë i artistes në tregun ndërkombëtar.

E gjendur mes kritikave dhe komplimenteve, Elvana vazhdon të prodhojë muzikë për të gjithë adhuruesit e saj.

Vetëm një javë më parë, artistja ka ardhur me një projekt të ri muzikor në gjuhën shqipe, i cili tingëllon shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë nga kjo artiste.

“Ku vajti” mban titullin kjo këngë, e cila është prodhuar Big Bang. Ky është bashkëpunimi i parë i Elvanës me këtë shtëpi diskografike, pasi për vite më radhe ajo ka qënë pjesë e “Threedots”. Duket se është pikërisht ky bashkëpunim që e ka sjellë Elvanën ndryshe nga projeket e mëparëshme, duke ndryshuar paksa stilin e muzikës.

Shoqëruar me një koreografi të mrekullueshme, “Ku Vajti” tregon një dashuri të humbur, por ndryshe nga rastet e tjera, këtu ndarja përcillet me shumë ritëm dhe aspak melankolike. Me tekst të vetë artistes dhe Arber Gjikollit, ky projekt muzikor për këtë javë mban vendin e 20-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën, e cila përbëhet nga 100 këngë.

Elvana ndodhet në “The Top List” edhe me tre projekte të tjera muzikore. “Xheloz”, “Lejla” dhe “Me Fal” renditen përkatësisht në vendet 46-të, 50-të dhe 70-të.