Duket se konkurrenca mes Xhensilës dhe Vesa Smolicës është kthyer në një “luftë” të vërtetë. Javën e kaluar në krye të klasifikimit të “The Top List” renditej “Jena Na” duke e mbajtur këtë trofe për 6 javë por kjo javë duket se i takon “High Love” pasi falë votave të publikut ajo kryeson Top Listën e kësaj jave.

Kjo javë e 44-t e klasifkimit ka ardhur me disa ndryshime jo shumë të mëdha në renditje, ku shumica e projekteve muzikore janë ngjitur ose zbritur me 2 ose 3 pozicione. Sa i përket 5 këngëve më të nxehta të klasifikimit, është thuajse e njëjtë me javën e kaluar ku përvec “Jena Na” dhe “High Love”, qëndrojnë pjesë e saj edhe “Njesoj” e Elvana Gjatës, “Kcen” e Majk dhe bashkëpunimi i Getinjo dhe Kidës “Ku Je”.

Eshtë vetëm një projekt i ri muzikor që është bërë pjesë e klasifikimit të kësaj jave , bashkëpunimi i Janex dhe Dabo “Wannabe”, i cili menjëherë pozicionohet në vendin e 10-të, duke lënë jashtë grupin M.S.D me këngën “Blessing”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 44-t e “The Top List”, Top Awards:

1. Xhensila – High Love
2. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
3. Elvana Gjata – Njesoj
4. Majk – Kcen
5. Getinjo ft. Kida – Ku je
6. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
7. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
8. Nrg Band – Mos ma le fajin
9. Butrint Imeri – E jona
10. Janex ft. Dabo – Wannabe
11. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
12. Alban Skenderaj – Engjell
13. Alban Skenderaj- Duart lart
14. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
15. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
16. Lyrical Son – I re pishman
17. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
18. G4shi – Personal
19. Lindon – Summer Luv
20. Keisi – Sa larg