# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Redon Berani

Redon Berani është një tjetër artist i ri që i është shtuar muzikës shqiptare. Pavarësisht se është një emër i ri në muzikë, në venat e tij ka gjak artisti edhe kjo për shkakun se ai është djali i artistëvë të njohur, Ilir Berani dhe Gilit.

Redoni, i cili ka lindur në Troyes të Francës, për shkak të luftës në Kosovë, ai është rritur në Prishtinë. Më pas Redoni është zhvendosur drejt Greqisë për të ndjekur studimet e larta, aty ku nisi edhe dëshira e tij për t’u marrë më muzikë.

Ai ka treguar për Top Awards se është fokusuar tek zhanri hip hop për shkak se përshtatej me stilin e jetesës që ai bënte në atë kohë ne Greqi.

Ndërkohë që sapo ka bërë debutimin e tij në muzikë, Redoni po punon që së shpejti të publikojë projektin e radhës.

NEWS

Rap-i jashtë! Tre dalje këtë javë, të treja Hip Hop!

Këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards, kemi pasur tre hyrje të reja në listë. Gjë kjo që do të thotë se edhe tre këngë fatkeqësisht kanë dalë nga klasifikimi. Por cilat ishin ato? Fillimisht këtë javë u njohëm me...

Ja se cilat janë këngët më të ngritura në klasifikim këtë javë!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve, sidomos të atyre që kanë më shumë javë në klasifikim. Azra me këngën e saj “Mos u nal” rezultoi si një ndër më të ngriturat për klasifikimin e kësaj jave. Ky projekt...

Një arsye më shumë për t’u fiksuar pas “Louis Vuitton”, na e tregon Redon Berani!

“Louis Vuitton”, kështu titullohet kënga më e re e Redon Beranit që ka hyrë këtë javë në renditjen e 100 këngëve më të mira shqiptare. Por si lindi ky projekt dhe çfarë ka dashur artisti që të përçojë tek publiku, Redoni na ka zbuluar pak më shumë. 1. Pse ky...

Redon Berani shënon sërish në shenjë!

“Class” ishte projekti përmes të cilit u njohëm me Redon Berani, i cili duket se po lufton fort që të arrijë të fitojë një vënd të rëndësishëm në tregun muzikor shqiptar. Ndërkohë që projekti i parë e solli në zhanerin e “Hip Hop” dhe me një projekt i realizuar më...

Nuk ndryshon kreu por "Top 10" është plot ndryshime. Ruajuni nga "ka ka ka katastrofa" e Mozzik-ut!

Temperaturat e larta kanë vënë në lëvizje artistët, të cilët pavarësisht se koncertet e tyre ende nuk  janë rikthyer në gjenjden normale, ata vazhdojnë të prodhojnë muzikë të re. Me prodhimin e muzikës së re, janë vënë re shumë ndryshime në “Top 10” për këtë javë. Sa i përket vendit...