“Class” ishte projekti përmes të cilit u njohëm me Redon Berani, i cili duket se po lufton fort që të arrijë të fitojë një vënd të rëndësishëm në tregun muzikor shqiptar.

Ndërkohë që projekti i parë e solli në zhanerin e “Hip Hop” dhe me një projekt i realizuar më shumë për pasion, projekti i dytë e sjell artistin më profesional dhe me një tjetër stil muzikor.

Edhe pse Hip Hop është stili ku Redoni gjen veten, ai “rrezikon” të marrë përsipër edhe zhanera të tjerë muzikor, pasi si një artist i ri, dëshiron ta provojë dhe ta promovojë vetën në stile të ndryshme muzikore.

“Aktore” mban titullin prurja më e re e Redonit, e cila menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar, sugjerimet e të cilit, e kanë bërë këtë këngë pjesë të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.

Falë mbështetjes së publikut, “Aktore” ka rrëmbyer menjëherë vendin e 60-të.